Nëse pala përgjegjëse nuk vepron sipas urdhrit mbrojtës emergjent, urdhrit mbrojtës apo urdhrit për mbrojtje të përkohshme emergjente, përkatësisht nuk i përmbahet masave të përcaktuara në këto urdhra, i njëjti kryen vepër penale.
Në këto raste, pala e mbrojtur mund ta denoncoj palën përgjegjëse në Polici për shkelje të urdhrit mbrojtës. Në këtë denoncim, pala e mbrojtur duhet ta bashkëngjis vendimin për caktimin e urdhrit mbrojtës emergjent, urdhrit mbrojtës apo urdhrit për mbrojtje të përkohshme emergjente si dhe të tregojë kohën se kur dhe mënyrën se si pala përgjegjëse ka vepruar në kundërshtim me masat mbrojtëse të caktuara me një prej këtyre urdhrave.
Për aq sa është e mundur, pala e mbrojtur shkeljen e masave të caktuara me ndonjë prej urdhrave mbrojtës duhet ta dëshmoj me prova, si dëshmitarë, foto, video, sms etj. Denoncimi në Polici nuk ka ndonjë afat specifik. Denoncimi i parashtrohet Stacionit Policor të komunës ku ka ndodhur shkelja e urdhrit të përkohshëm.
Denoncim në Polici për shkelje të urdhrit mbrojtës