Dhuna e ushtruar nga anëtari i familjes përfshinë por nuk kufizohet në përdorimin e forcës fizike ose presionit psikik, çdo veprim apo kanosje për shkaktim të dhimbjeve fizike apo psikike, shkaktimin e ndjenjës së frikës apo rrezikut, cenimin e dinjitetit, sulmin fizik (pa marrë parasysh pasojat), ofendimin, sharjen thirrjen me emra ofendues apo shqetësime të tjera të vrazhda, përuljen e vazhdueshme, keqtrajtimin seksual apo kryerjen e marrëdhënieve seksuale pa pëlqim, kufizimin e lirisë, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë, duke përdorur kanosjen për këtë, frikësimi për gjendjen fizike, emocionale apo ekonomike, hyrja apo largimi me dhunë nga banesa/shtëpia e përbashkët, rrëmbimi etj.
Ushtrues i dhunës në familje mund të jetë i/e fejuari/a, bashkëshorti/ja dhe ish-bashkëshorti/ja, pa marrë parasysh nëse zyrtarisht janë të kurorëzuar, anëtarët me të cilët jetohet në një ekonomi të përbashkët, anëtarët të cilët përdorin shtëpi të përbashkët dhe janë në lidhje gjaku, martese, adoptimi, krushqie apo janë në lidhje kujdestarie (prindërit, gjyqësori, fëmijët, nipat, vëllezërit, motrat, kushërinjtë etj.)
Dhuna me bazë gjinore i referohet akteve të dhunës të cilat drejtohen ndaj një individi në bazë të gjinisë së saj. Kjo dhunë është e rrënjosur në pabarazinë gjinore, abuzimin e forcës dhe normat e dëmshme morale. Viktima të dhunës më bazë gjinore në mënyrë tejet disproporcionale janë gratë.