Nëse kërkesa e palës për caktimin e urdhrit për mbrojtje emergjente është refuzuar nga gjykata themelore (shih përshkrimin për kërkesën për urdhër mbrojtje emergjente), pala e cila ka paraqitur këtë kërkesë ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës themelore e cila e ka refuzuar kërkesën për urdhër mbrojtje emergjente.
Kjo ankesë duhet të paraqitet brenda afatit prej tri (3) ditëve nga dita kur pala e mbrojtur e pranon vendimin e gjykatës themelore. Me këtë rast, Gjykatës së Apelit duhet ti argumentohet fakti se gjykata e shkallës së parë nuk e ka vlerësuar drejtë rrezikun që palës së mbrojtur i kanoset nga pala përgjegjëse.
Ankesa mund të parashtrohet si në rastet kur kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente është refuzuar plotësisht ashtu edhe në rastet kur është refuzuar pjesërisht (p.sh. është shqiptuar urdhri mbrojtës, por jo të gjitha masat që ka kërkuar pala e mbrojtur).
Ankesë ndaj vendimit për mos caktimin e urdhrit mbrojtës emergjent