Kërkesë për fshirjen e të dhënave ka të drejtë të parashtrojë subjekti i të dhënave tek kontrolluesi i të dhënave, nëse zbatohen shkaqet e përcaktuara në nenin 16 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në veçanti, kjo kërkesë parashtrohet kur mbajtja e të dhënave personale nuk është më e nevojshme për qëllimet për të cilat këto të dhëna janë mbledhur ose përpunuar, kur subjekti i të dhënave ka tërhequr pëlqimin ose kundërshton përpunimin e të dhënave personale, ose kur përpunimi i të dhënave të tij/saj personale nuk përputhet ndryshe me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Për kërkesën e bazuar, kontrolluesi, nëse i ka bërë publike të dhënat personale, është i detyruar të informojë kontrolluesit që përpunojnë të dhëna të tilla personale që të fshijnë çdo lidhje ose kopje të këtyre të dhënave personale. Duke vepruar kështu, kontrolluesi duhet të ndërmarrë hapa të arsyeshëm, duke marrë parasysh teknologjinë e disponueshme për të informuar kontrolluesit që përpunojnë të dhënat personale për kërkesën e subjektit të të dhënave.
Shkarko: “3. Kerkese per fshirje te te dhenave (e drejta per t’u harruar)”