Subjekti i të dhënave dhe përfaqësuesi i tij/saj ka të drejtë të parashtrojë padi ndaj vendimit të Agjencisë për refuzim të ankesës për shkelje të të dhënave personale. Për më tepër, subjekti i të dhënave siguron këtë të drejtë edhe në rastet kur Agjencia nuk trajton një ankesë ose nuk e njofton subjektin e të dhënave brenda tre (3) muajve mbi përparimin ose rezultatin e ankesës së paraqitur.
Ndaj vendimit përfundimtar të Komisionerit të Agjencisë, pala e pakënaqur ka të drejtë të paraqes padi për konflikt administrativ pranë gjykatës kompetente në përputhje me nenin 53 të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, brenda tridhjetë (30) ditëve prej ditës së pranimit të vendimit përfundimtar nga Agjencia.
Shkarko: “4. Padi per refuzim te ankeses per shkelje te te dhenave personale”