Padi ndaj vendimit të AIP për refuzim të ankesës për qasje në dokumente publike, mund të parashtrojë kërkuesi i dokumentit publik ose përfaqësuesi i tij/saj në gjykatën kompetente për çështje administrative, në rastet e mospajtimit me arsyet e refuzimit të ankesës.
Kërkuesi mund t’i drejtohet me padi gjykatës kompetente për çështje administrative brenda tridhjetë (30) ditëve prej ditës së pranimit të vendimit përfundimtar nga Agjencia, në cilën procedurë do të aplikohen dispozitat e ligjit për procedurën e përgjithshme administrative të Republikës së Kosovës.
Shkarko: “8. Padi ndaj vendimit te AIP per refuzim te ankeses per qasje ne dokumente publike”