Nëse kërkesa e palës për ndryshimin e urdhrit për mbrojtje është refuzuar nga gjykata themelore (shih përshkrimin për kërkesën për ndryshimin e urdhrit mbrojtës), pala e cila ka paraqitur këtë kërkesë ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës themelore e cila e ka refuzuar ndryshimin e urdhrit per mbrojte.
Kjo ankesë duhet të paraqitet brenda afatit prej tetë (8) ditëve nga dita kur pala e mbrojtur e pranon vendimin e gjykatës themelore. Me këtë rast, Gjykatës së Apelit duhet ti argumentohet se gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar drejtë ndryshimin e rrethanave dhe masën/masat shtesë që i nevojiten palës së mbrojtur për tu mbrojtur nga pala përgjegjëse.
Ankesa mund të parashtrohet si në rastet kur kërkesa për ndryshimin e urdhrit mbrojtës është refuzuar në tërësi ashtu edhe kur është refuzuar pjesërisht (p.sh. është aprovuar kërkesa për plotësimin e urdhrit mbrojtës me një masë por është refuzuar kërkesa për shqiptimin e një mase tjetër).