Nëse pala përgjegjëse nuk vepron sipas urdhrit mbrojtës emergjent, urdhrit mbrojtës apo urdhrit për mbrojtje të përkohshme emergjente, përkatësisht nuk i përmbahet masave të përcaktuara në këto urdhra, i njëjti kryen vepër penale.
Në këto raste, pala e mbrojtur mund të ushtrojë kallëzim penal në prokurorinë kompetente. Në këtë kallëzim penal, pala e mbrojtur duhet ta bashkëngjis vendimin për caktimin e urdhrit mbrojtës emergjent, urdhrit mbrojtës apo urdhrit për mbrojtje të përkohshme emergjente si dhe të tregojë kohën se kur dhe mënyrën se si pala përgjegjëse ka vepruar në kundërshtim me masat mbrojtëse të caktuara me një prej këtyre urdhrave.
Për aq sa është e mundur, pala e mbrojtur shkeljen e masave të caktuara me ndonjë prej urdhrave mbrojtës duhet ta dëshmoj me prova, si dëshmitarë, foto, video, sms etj.
Parashtrimi i kallëzimit penal në prokurorinë kompetente nuk ka ndonjë afat specifik. Kallëzimi penal i parashtrohet Prokurorisë Themelore në komunën rajonale ku ka ndodhur shkelja e urdhrit të përkohshëm.
Kallëzim Penal për shkelje të urdhrit mbrojtës