• SQ
  • SRB
    • RRETH NESH
  • UDHËZIME JURIDIKE
  • PYTJE DHE PËRGJIGJE
  • FORUM
  • LAJME
  • PËRDORIMI I PLATFORMËS
    • Si ta përdorni Platformën Online?
    • Si të merrni “Udhëzime juridike”?
    • Si të “Bisedoni me juristët”?
    • Si të “Thirrni falas”?
    • Si të diskutoni në “Forum”?
    • Si të shfletoni privat?
    • Si të pastroni cache?
  • SQ
    • SRB
    • RRETH NESH
  • UDHËZIME JURIDIKE
  • PYTJE DHE PËRGJIGJE
  • FORUM
  • LAJME
  • PËRDORIMI I PLATFORMËS
    • Si ta përdorni Platformën Online?
    • Si të merrni “Udhëzime juridike”?
    • Si të “Bisedoni me juristët”?
    • Si të “Thirrni falas”?
    • Si të diskutoni në “Forum”?
    • Si të shfletoni privat?
    • Si të pastroni cache?
  • SQ
    • SRB

Mjetet juridike në fuqi

299  0 20/10/2021 Përditësuar më 29/10/2021 platforma

Ligji i aplikueshëm në Kosovë dënon dhunën në familje dhe dhunën me baza gjinore. Secila viktimë e kësaj forme të dhunës mund ti drejtohet institucioneve kompetente. Ligji për Mbrojtje në Dhunë në familje lejon mundësinë e parashtrimit të kërkesës për urdhër mbrojtje, urdhër mbrojtje emergjente dhe urdhër të përkohshëm emergjent. Për urdhër të përkohshëm emergjent është kompetente Policia e Kosovës derisa për urdhër mbrojtje dhe urdhër mbrojtje emergjente, kompetente është Gjykata ku viktima ka vendbanimin apo vendqëndrimin.

Nëse kërkesën e viktimës e refuzon gjykata, i njëjti ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Përmes urdhrit mbrojtës apo urdhrit për mbrojtje emergjente kryerësit të dhunës në familje mund t’i shqiptohet masë e trajtimit psikosocial apo mjekësor, mund t’i ndalohet afrimi me viktimën, shqetësimi i viktimës, largimi nga banesa/shtëpia,  mund ti merren sendet me të cilat është kryer vepra penale si dhe mund të mund ti shqiptohen masa pasurore, siç janë urdhërimi për lejimin e viktimës që ta shfrytëzojë shtëpinë/banesën e përbashkët apo ndonjë pjesë të saj, obligimi për ta paguar qiranë për viktimën apo alimentacionin, ndalimi i shitjes së pasurive etj.

Përmes kërkesës për urdhër mbrojtje apo urdhër mbrojte emergjente, Gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e viktimës me qëllim të mbrojtës së të njëjtës gjatë marrjes së sendeve personale. Nëse kryerësi i dhunës në familje e shkel urdhrin mbrojtës apo urdhrin mbrojtës emergjent, i njëjti mund të dënohet me gjobë apo me burgim deri në gjashtë muaj. Shkeljen e urdhrit mbrojtës apo urdhrit mbrojtës emergjent, viktima mund ta denoncojë në Policinë e Kosovës apo Prokurorinë Themelore.

Dhuna në familje po ashtu parashihet si vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vite. Përkundër faktit se policia dhe prokuroria duhet të veprojnë sipas detyrës zyrtare në këto raste, pala ka mundësi ta denoncojë kryerësin e dhunës në familje në Policinë e Kosovës apo Prokurorinë Themelore në komunën rajonale ku është kryer dhuna në familje.

 
Platforma online
Kontrollohet dhe menaxhohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Të gjitha materialet në këtë platformë, janë të mbrojtura dhe IKD mban të drejtat e rezervuara. Asnjë material në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Shfrytëzimi i materialeve pa lejen e IKD-së është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas ligjeve në fuqi. Çdo shkelje në drejtim të drejtave të autorit do të ndiqet përmes rrugës ligjore. All Rights Reserved.
Vegëzat
  • IKD – Instituti i Kosovës për Drejtësi
  • Qendra për Ndihmë Juridike – IKD
  • Platforma e Monitorimit të Gjyqësorit
  • Betimi për Drejtësi
  • Politika e privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • © 2021 Platforma Online