Pesëmbëdhjetë (15) ditë para se t’ju skadojë urdhri aktual, ju mund të parashtroni kërkesë për vazhdimin e urdhrit.
Pesëmbëdhjetë (15) ditë para se t’ju skadojë urdhri aktual, ju mund të parashtroni kërkesë për vazhdimin e urdhrit.
Parimisht, jo, nuk paraqet ndonjë problem. Ankesa që paraqitet kundër urdhrit mbrojtës nuk e shtyen ekzekutimin e urdhrit. Urdhri fillon të vlejë që nga momenti kur gjykata e lëshon atë, pa marr parasysh kush ankohet pastaj.
Gjykata ka kohë 24 orë për të vendosur për kërkesën për urdhër mbrojtje emergjente, si dhe 14 ditë për kërkesën për urdhër mbrojtje. Gjykata bën shkelje nëse këto afate nuk respektohen. Konsultohuni me QNJ-IKD apo me ndonjë avokat nëse një gjë e tillë ju ka ndodhur.
Po. Pos që mund të lajmëroni policinë, ju mund të paraqisni direkt në gjykatë kërkesë për urdhër mbrojtje emergjente. Por nuk mund të paraqitni urdhër mbrojtje të rregullt; për këtë nevojitet edhe pëlqimi i viktimës. Prandaj në rastin konkret zgjidhja më e përshtatshme duket të jetë vetëm telefonimi i policisë, të cilët mëpastaj mund ta asistojnë viktimën se si të mbrohet në të ardhmen.
Rastet e dhunës në familje nuk mund të trajtohen në procedura alternative për zgjidhjen e kontesteve siç është ndërmjetësimi.
Policia e ka obligim t’ju njoftojë juve, avokatin tuaj apo mbrojtësin e viktimave, për gjendjen e hetimeve të rastit, përfshirë informatat lidhur me vendndodhjen e kryesit ose lirimin e tij apo saj nga burgimi.
Parimisht, po. Por nuk duhet të brengoseni. Në gjykatë jeni të sigurt. Aty gjenden pos zyrtarëve policorë edhe mbrojtësit e viktimave dhe stafi i gjykatës.
Shkelja e urdhërave mbrojtës përbën vepër penale të veçantë, e dënueshme me gjobë dhe me burgim. Lajmëroni policinë menjëherë nëse dhunuesi e shkelë urdhrin mbrojtës.
Po. Edhe nëse nuk keni prova se jeni dhunuar fizikisht, ju mund të merrni urdhër mbrojtës, pasi dhuna mund të dëshmohet edhe në forma tjera. Për më tepër, dhuna në familje nuk kufizohet vetëm në dhunë fizike, por mund të jetë edhe psikologjike, seksuale, ose ekonomike.
Nëse partneri juaj nuk është arrestuar por qëndron në liri, atëherë ju mundeni përkohësisht të strehoheni në strehimoret për viktimat e dhunës në familje, së bashku me fëmijët tuaj. Policia do t’ju ofrojë informata se si të keni qasje në strehimore. Njëherit, me kërkesën për urdhër mbrojtës, ju mund të kërkoni nga gjykata që ta largojë partnerin nga banesa juaj, nën shoqërimin e policisë, apo që ju të banoni me qira dhe kryesi t’ua paguajë të njëjtën.
Dhuna në familje është vepër penale të cilën shteti duhet ta ndjekë zyrtarisht. Prandaj, nuk ka rëndësi që ju nuk dëshironi të vazhdoni tutje me akuzat, shteti do ti shkojë rastit deri në fund. Sidoqoftë, nëse keni kërkuar urdhër mbrojtës dhe nuk paraqiteni në seancën në gjykatë, megjithëse jeni ftuar me rregull nga gjykata, kërkesa juaj për urdhër mbrojtës do të konsiderohet e tërhequr. Por procedura penale vazhdon.
Nëse keni përjetuar dëm, ju mund ta padisni në një proces civil ushtruesin e dhunës në familje. Këtë mund ta bëni pa marr parasysh a është dënuar personi në proces penal apo jo.
Pos që mund të lajmëroni policinë për veprën penale të dhunës në familje, ju mund të shkoni direkt në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtës. Përmes urdhërave mbrojtës, mund të detyrohet kryesi i dhunës në familje që të qëndrojë larg jush dhe anëtarëve tjerë të familjes, vendit tuaj të punës, shkollës së fëmijëve, shtëpisë tuaj, etj. Kuptohet, kjo nuk e ndalon kryesin nga mundësia fizike që t’ju vëzhgojë juve apo edhe t’ju lëndojë, mirëpo ju mundëson juve që ta lajmëroni policinë për ta arrestuar kryesin nëse i shkelë këta urdhra dhe ju afrohet. Njëherit, kryesi edhe mund të urdhërohet t’i nënshtrohet trajtimit psikosocial, trajtimit nga varësia prej alkoolit apo drogave, pagesën e qirasë për juve, etj. Urdhërat mbrojtës mund të kërkohen në gjykatën tuaj më të afërt. Këto kërkesa mund të përpilohen nga mbrojtësit e viktimave në emrin tuaj, pa pagesë. Se si duket forma e një kërkesë të tillë shih këtu.