• SQ
  • SRB
    • RRETH NESH
  • UDHËZIME JURIDIKE
  • PYTJE DHE PËRGJIGJE
  • FORUM
  • LAJME
  • PËRDORIMI I PLATFORMËS
    • Si ta përdorni Platformën Online?
    • Si të merrni “Udhëzime juridike”?
    • Si të “Bisedoni me juristët”?
    • Si të “Thirrni falas”?
    • Si të diskutoni në “Forum”?
    • Si të shfletoni privat?
    • Si të pastroni cache?
  • SQ
    • SRB
    • RRETH NESH
  • UDHËZIME JURIDIKE
  • PYTJE DHE PËRGJIGJE
  • FORUM
  • LAJME
  • PËRDORIMI I PLATFORMËS
    • Si ta përdorni Platformën Online?
    • Si të merrni “Udhëzime juridike”?
    • Si të “Bisedoni me juristët”?
    • Si të “Thirrni falas”?
    • Si të diskutoni në “Forum”?
    • Si të shfletoni privat?
    • Si të pastroni cache?
  • SQ
    • SRB

Kërkesë për caktimin e urdhrit mbrojtës emergjent

526  0 20/10/2021 Përditësuar më 01/11/2021 platforma

Kërkesën për urdhër mbrojtje emergjente mund ta parashtrojë viktima, përfaqësuesi i tij/saj, mbrojtësi i viktimave (me pëlqimin e viktimës), familjari i viktimës, përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale apo personi i cili është në dijeni për dhunën e shkaktuar.

Kjo kërkesë parashtrohet kur viktima i është ekspozuar dhunës në familje dhe për shkak të rrezikshmërisë kërkohet reagim i shpejtë nga gjykata, si p.sh. viktima frikësohet se kryerësi i dhunës në familje do ta sulmojë përsëri. Kjo kërkesë duhet të përmbajë emërtimin e gjykatës që i drejtohet, të dhënat personale të viktimës (për shkaqe sigurie, viktima mund ta shkruajë një adresë tjetër alternative) dhe kryerësit të dhunës në familje, përshkrimin e fakteve se si ka ndodhur dhuna në familje duke ja bashkangjitur edhe provat që viktima posedon (dëshmitarë, foto, video, sms etj.), arsyen pse kërkohet urdhri mbrojtës si dhe masat mbrojtëse që propozon.

Për këtë kërkesë, gjykata duhet të mbajë seancë dhe të vendosë brenda 24 orëve nga parashtrimi i kërkesës. Pas shqiptimit të urdhrit për mbrojtje emergjente nga gjykata, kjo e fundit do të shqyrtojë nëse ka bazë për shqiptimin e urdhrit mbrojtës, i cili mund të shqiptohet për periudhën kohore deri ne 12 muajve, me mundësi vazhdimi edhe 24 muaj.

Përmes kërkesës, viktima mund të kërkojë nga gjykata që kryerësit të dhunës në familje ti shqiptohet masë e trajtimit psikosocial apo mjekësor, ti ndalohet afrimi me viktimën, shqetësimi i viktimës, largimi nga banesa/shtëpia,  ti merren sendet me të cilat është kryer vepra penale si dhe ti shqiptohen masa pasurore, siç është urdhërimi për lejimin e viktimës që ta shfrytëzojë shtëpinë/banesën e përbashkët apo ndonjë pjesë të saj, obligimi për ta paguar qiranë për viktimën apo alimentacionin, ndalimi i shitjes së pasurive etj.

Përmes kërkesës për urdhër mbrojtje emergjente, Gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e viktimës me qëllim të mbrojtës së të njëjtës gjatë marrjes së sendeve personale.

Shkarko: “Masat që mund të kërkohen përmes kërkesës për urdhër mbrojtje emergjente”

Icon

Kërkesë për caktimin e urdhrit mbrojtës emergjent

1 file(s) 21.49 KB
shkarko

 
Platforma online
Kontrollohet dhe menaxhohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Të gjitha materialet në këtë platformë, janë të mbrojtura dhe IKD mban të drejtat e rezervuara. Asnjë material në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Shfrytëzimi i materialeve pa lejen e IKD-së është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas ligjeve në fuqi. Çdo shkelje në drejtim të drejtave të autorit do të ndiqet përmes rrugës ligjore. All Rights Reserved.
Vegëzat
  • IKD – Instituti i Kosovës për Drejtësi
  • Qendra për Ndihmë Juridike – IKD
  • Platforma e Monitorimit të Gjyqësorit
  • Betimi për Drejtësi
  • Politika e privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • © 2021 Platforma Online