Ndiqeni trajtimin e kërkesës së viktimës së dhunës në familje për realizimin e të drejtës për alimentacion për viktimën dhe fëmijët nga Qendra për Ndihmë Juridike Falas në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Qëllimi i Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së është ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huajt në Kosovë për qasje në drejtësi, si dhe të respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut në pajtim me standardet dhe parimet e përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë.
QNJ e IKD-së ofron ndihmë juridike falas në pesë fusha specifike:
- Përkrahjen juridike të grave në realizimin e të drejtave pronësore;
- Të drejtën e punës për çështjet që kanë të bëjnë me kontratat dhe çështjet e pensioneve të ndalura nga autoritetet serbe;
- Mbështetjen juridike në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, personave të zhvendosur brenda vendit, refugjatëve dhe azilkërkuesve;
- Çështjet e dhunës në familje me bazë gjinore dhe kompensimin për të mbijetuarat e dhunës seksuale në kohën e luftës;
- Ndihmë juridike për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve;
- Ndihmë juridike për mbrojtjen e të drejtave të sinjalizuesve;
- Ndihmë juridike për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve;
Për të gjitha këto kategori, Qendra për Ndihmë Juridike Falas në IKD, është e hapur që të pranojë kërkesat e palëve që vijnë drejtpërdrejtë në zyrat tona, përmes faqes tonë në internet, përmes rrjetit social facebook si dhe përmes numrit të telefonit pa pagesë.
Palët që mund të përfitojnë ndihmë nga Qendra për Ndihmë Juridike Falas në IKD kategorizohen në bazë të kritereve që janë bazuara në legjislacionin pozitiv si dhe kritereve të Qendrës tonë, ku përfshihen gjendja sociale dhe merita e rastit bazueshmërinë e rastit si vlerën reale të kërkesës, fuqia argumentuese e provave të prezentuara nga kërkuesi dhe mundësia e suksesit të kërkesës.
Prandaj, QNJ IKD ju bën ftesë palëve që kanë nevojë për ndihmë juridike falas, të cilët i plotësojmë kriteret, të drejtohen në qendrën tonë, në mënyrë që të ju ndihmojmë për t’i realizuar të drejtat e tyre.
Kërkoni ndihmë juridike falas në Qendrën për Ndihmë Juridike Falas të Institutit të Kosovës për Drejtësi.